Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se Wayne Rooney është rikthyer në formën e tij më të mirë në fitoren e fundit ndaj Hull City.
Ferguson dëshiron që sulmuesi anglez ta ruajë formën edhe për takimin e sotëm ndaj Wigan Atheletic.
“Wayne ishte fantastik të dielën. Ai ishte Rooney të cilin ne e njohim. Ai ka shkëlqyer në dy ose tre ndeshje, por ishte eksploziv në Hull. Ai është një kërcënim i vazhdueshëm”,
“Ajo ishte një formë për të cilën shpresojmë, pasi kur ai luan në atë mënyrë, ai është vështirë për t’u ndaluar”, ka thënë Ferguson./