28 dhjetor 2009

Betega: Futbolli im është Juventusi

Në ditën e zyrtarizimit si zëvendësdrejtor i përgjithshëm i klubit bardhezi, Roberto Betega flet si juventin i vërtetë: “Nuk e mohoj të shkuarën, por shoh përpara”.

“Për mua futbolli është Juventusi, nuk njoh alternativë tjetër. Kështu mendoj. Është nderi im dhe ndoshta dobësia ime”, ka deklaruar pjesëtari i treshes së famshme të skandalit “Calcciopoli” (së bashku me Luçiano Moxhin dhe Antonio Xhiraudon), që rikthehet te “Zonja”.

“Jeta ime me Juven nuk është ndërprerë kurrë. Tjetër gjë është një marrëdhënie thjesht pune dhe tjetër gjë është një lidhje më e thellë. Pra, ky raport, nuk rifillon, por thjesht vazhdon. Dua të jap kontributin tim, përderisa mekanizmat e skuadrës vazhdojnë të funksionojnë”, nënvizoi Betega.