Sulmuesi i Lazios Mauro Zarate ka vazhduar luftën verbale me kapitenin e Romës, legjendën e gjallë romake Francesco Tottin, duke pohuar se koha e tij ka kaluar.
Lufta e fjalëve në mes të dy sulmuesve nuk ka të ndaluar, me Zaraten i cili hedh dhe një kapitull tjetër në të.
“ Totti flet shumë, por ai ka haruar se ka kaluar koha e tij. Mendoj se ai nuk ka shënuar në 10 derbit e fundit.”
“ Ai gjithnjë më sulmon mua, por tentoj mos ti përgjigjem. Unë bëj vetëm atë që duhet të bëj, të luaj dhe të shënoj.” Deklaroi Zarate për ESPN Argentina.