Liverpooli është mbyllur në bisedime për të siguruar një marrëveshje huazimi me sulmuesin e Real Madridit, Ruud van Nistelrooy.
Daily Mail shkruan se ekipi i Rafael Benitez, që mbrëmë mposhti Aston Villan, dëshiron të sjellë një sulmues me përvojë, pasi ka dështuar këtë sezon në repartin e sulmit pas dëmtimeve të shpeshta të Fernando Torres.
Van Nistelrooy, 33-vjeçar, thuhet se po ashtu dëshiron të transferohet në Anfield për të treguar formën e tij në prag të Kupës Botërore. Por Benitez ka frikë nga rekordi i lëndimeve të holandezit dhe tashmë ka përjashtuar të paguajë 3 milionë funte për të marrë atë si transfer të përhershëm.
Ai po ashtu ka refuzuar të paguajë për pjesën e mbetur të sezonit pagën të cilën holandezi e merr në Real Madrid, 100,000 funte në javë, nëse lojtari bashkohet si huazim