Top 11” Seria A
Skema: 3-4-3 Buffon Nesta - Thiago Silva - Ranocchia Pizarro - Hamsik Totti - Vargas
Portier:
Gianluigi Buffon (Juventus) - Ky ka qenë një sezon i vështirë deri më tani për Juventusin, por gjërat do të kishin qenë edhe më zi sikur të mos ishte heroik me pritjet e tij Bufoni. Numri 1 i kombëtares së Italisë u shfaq përsëri në formë të shkëlqyer, ndër më të mirët e Seria A, në muajt e parë të këtij edicioni. Forma e tij pësoi një rënie në dhjetor, për shkak të një problemi në menisk, i cili e çoi drejt ndërhyrjes kirurgjikale.
Mbrojtja:
Alessandro Nesta (Milan) - Në qoftë se ndonjëherë, një provë do të ishte e nevojshme për një legjendë si Nesta, është ajo që ka arritur këtë gjysmësezoni. Pavarësisht se ka luajtur vetëm 13 minuta gjatë gjithë sezonit të kaluar, për shkak të lëndimit, 33-vjeçari pothuajse u kthye menjëherë si një ndër qendërmbrojtësit më të mirë në botë. Italia ka shumë nevojë për të në Kupën e Botës 2010!
Thiago Silva (Milan) – Loja mbrojtëse e Milanit këtë sezon ka qenë e ndërtuar mbi forcën e partneritetit të qendrës, Nesta-Thiago Silva. Braziliani ka gëzuar një start të mrekullueshëm të jetës së tij futbollistike në Seria A dhe, pavarësisht ndonjë gabimi të rastësishëm, ai duket se ka një klas të vërtetë. Një lexues i mirë i lojës nuk mund të rrinte pa evidentuar ritmin, fuqinë, aftësitë në luftën ajrore dhe elegancën. Thiago Silva mund të merrte përsipër edhe rolin e bashkëpunëtorit të parë të Lucios për “Selecao”, në Kupën e Botës.
Andrea Ranocchia (Bari) - 21-vjeçari ka qenë një yll në Seria A këtë sezon, së bashku me Bonucci. Ai i ka siguruar Barit vendin e dytë për mbrojtjet më të mira në Seria A. Ranocchia ka qenë në fokus të një morie klubesh europiane, duke përfshirë Juventusin dhe Manchester United.
Mesfushorë:
David Pizarro (Roma) - Rimëkëmbje mbresëlënëse te Roma e kilianit. Pasi e filloi në mënyrë të mjerueshme garën, sezoni në vijim ka qenë kryesisht madhështor për Pizarron si mesfushor. Play-maker-i kilian ka qenë pjesë e të gjitha ndeshjeve të Romës, duke iniciuar tërë manovrën sulmuese të skuadrës kryeqytetase.
Marek Hamsik (Napoli) – Eshtë ndoshta mesfushori më i mirë qendror në Europë, nga të rinjtë, pas Cesc Fabregas të Arsenalit. Hamsik ka qenë i pandalshëm këtë sezon për Napolin. Sllovaku ka shënuar pothuajse një të tretën e golave për Napolin, në 17 ndeshje si titullar. E kërkon çdo ekip, por presidenti Aurelio De Laurentiis është i vendosur për të mbajtur mbajtur yllin në Napoli.
Sulmi:
Francesco Totti (Roma) - Pavarësisht nga një numër i konsiderueshëm problemesh dëmtimi, Totti ka zhvilluar një gjysmësezoni gati fenomenal. Totti ka shënuar nëntë gola, në 12 ndeshje të tij në Seria A dhe një shifër të pabesueshme, 11 gola, në vetëm gjashtë ndeshje në Kupat e Europës.
Juan Manuel Vargas (Fiorentina) - Ndoshta lojtari më i shquar nga “garda e vjetër” në Itali këtë sezon, së bashku me Nestën. Peruani ka shënuar tre gola në Seria A, pavarësisht se trajneri i tij e ka aktivizuar më shumë si mesfushor. Në ndeshjet europiane, ku ai ka shkëlqyer, veçanërisht, 26-vjeçari ka qenë frymëzues në progresionin e Fiorentinës në Ligën e Kampionëve, veçanërisht në ndeshjet ndaj Liverpulit.