29 dhjetor 2009

Hiddink Juventin më 2 Janar

Regjimi i Ciro Ferraras te Juventusi së shpejti mund të marr fund pasi që në Janar Guus Hiddink po përgatitet që të ulet në stolin e Bianconerëve.

Sipas Il Corriere dello Sport, rikthimi i Robert Bettegas në klub, ka spastruar rrugën për shkarkimin e Ferrarës.

Raporti thotë se Bettega tanimë është në bisedime me Hiddink dhe të dyja palët kanë arritur një consensus që me 2 Janar të bëhet dhe gjithçka zyrtare, atëherë kur të hapet afati kalimtar.

Kjo do të thotë se ndeshja e parë e Hiddink do të jetë ndaj Parmës më 6 Janar, para se të mirëpres Milanin në Stadio Olimpico katër ditë më vonë.

Zëvëndës drejtori i Juventusit mësohet ta ketë analizuar mirë situatën se çka nuk shkoi mirë, dhe pritet dhe një numër veprimesh tjera për ta ngritur në këmbë zonjën e vjetër.

Përkundër këtij raporti, Juventusi gjithnjë konfirmon se ka besim te Ferrara, dhe duke mohuar se kanë qenë në kontakt me Hiddink.

Por, rikthimi i Bettegas duket se ka rizgjuar spekulimet për ardhmërinë e Italianit Ferrara.