Manchester United është duke llogaritur në largimin e qendër mbrojtësit serb Nemanja Vidic duke nisur që tani kërkimet për yllin e ri të Evertonit Jack Rodwell dhe danezin e Palermos Simon Kjaer, raporton The Times.
Real Madridi pjesërisht është i sigurtë se do ta transferoj Vidicin në fund të sezonit për rreth 30 milion funta, me Unitedin e pajtuar për largimin e serbit.
Kontrata e Vidic në Old Trafford skadon më 2012 dhe, edhe pse do të mund ti ofrohet një kontratë e re në fund të sezonit, United nuk do të lë që ai ta përmbush kontratën dhe ta lë të shkoj pa arkëtuar të holla të majme.
Gruaja e 28 vjeçarit Vidic raportohet të mos jetë e kënaqur me jetën në Angli, duke dëshiruar të shkoj në Europën Jugore. Milani dhe Barcelona janë gjithashtu të interesuar për të.
Sir Alex Ferguson tashmë ka filluar të mendojë për pasuesit e Vidic, e që sipas tij mund të jenë anglezi Jack Rodëell dhe danezi i Palermos Simon Kjaer.
Në listën e Ferguson është dhe mbrojtësi i Portos Bruno Alves.