29 dhjetor 2009

Di Maria kushton 30 milionë funte

Manchester United do të mund të marrë shërbimet e yllit të Benficas, Angel di Maria, vetëm nëse paguan kesh 30 milionë funte.
Guardian shkruan se menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, e ka shfrytëzuar ish-lojtarin e Sporting Lisbonës, Nani, si joshje duke ofruar lojtarin krahas parave në shkëmbim të mesfushorit argjentinas.
Por Benfica e kishte informuar kampionin e Ligës Premier se ata nuk dëshirojnë ta humbasin lojtarin më të mirë në mes të sezonit.
Lojtari mund të largohet nga klubi portugez vetëm nëse paguhet klauzula prej 30 milionë funtesh në kontratën e tij, të cilën shumë rivali tjetër i Djajve të Kuq, Manchester City, është shprehur i gatshëm ta paguajë.