30 dhjetor 2009

Ancelotti: Chelsea do ta mposhtë I.... në LK

Carlo Ancelotti llogarit se Chelsea do të fitojë ndaj Interit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Shorti i Ligës së Kampionëve nxori Jose Mourinhon përballë ish-ekipit të tij, Chelseat, të cilin e njeh shumë mirë, por rivali i tij Ancelotti, mendon se blutë do të dalin fitues nga kjo përballje.
“Ne jemi të gatshëm ta mposhtim Mourinhon dhe Interin. Do të doja të fitoj një kundërshtar tjetër. Nuk mendoj se kjo ishte takimi për cilindo prej dy ekipeve”.
“Ekipi ka gjithçka për t’i arritur qëllimet e klubit, kemi një përbërje të fuqishme, ashtu siç e kisha edhe në Milan. Sa i takon Serie A, mendoj se Inter do të mund ta fitojë titullin. Sa për Milanin, Leonardo po bën një punë të shkëlqyeshme”, ka thënë Ancelotti./