Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Sport”, mesfushori sllovak i Napolit, Marek Hamshik, pëlqehet shumë nga drejtuesit e skuadrës katalanase.Hamshik, që bëri një paraqitje të shkëlqyer me kombëtaren e Sllovakisë gjatë eliminatoreve, duke siguruar një vend në Kampionatin Botëror, konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë europianë.
Prandaj, në rast se operacioni për të sjellë në “Kamp Nou” Robinjon nga Mançester Siti (tashmë që në stolin e anglezëve u ul Roberto Mançini gjërat mund të ndryshojnë), Hamshik mund të jetë një përforcim i mundshëm në radhët e katalanasve..