Sulmuesi i Lazios, Mauro Zarate, ka thënë se kapiteni i Romës, Francesco Totti, është një lojtar i harxhuar.
Totti ka qenë shumë kritik për formën e Zarates këtë sezon, por argjentinasi ka qëndruar i heshtur në kundërpërgjigje, por jo edhe tash.
“Ai ka folur shumë, por ju harroni se ai është një i harxhuar. Kanë kaluar 10 derbi që kur ai për të fundit herë ka shënuar gol”.
“Duket e çuditshme që ai gjithmonë më sulmon mua. Unë nuk i përgjigjem. Preferoj të bëj atë që duhet të bëj, dhe kjo është të luaj dhe të shënoj gola”, ka thënë Zarate.