29 dhjetor 2009

Capello: Beckham duhet të luajë rregullisht

Menaxheri i kombëtares angleze, Fabio Capello, thotë se ai do të jetë i kënaqur të zgjedhë David Beckham në ekipin e tij të Kupës së Botës, nëse lojtari luan rregullisht për Milanin.
Beckham tash është duke u stërvitur me Milanin në përgatitje për të bërë rikthimin zyrtar të tij te rosonerët si i huazuar nga Los Angeles Galaxy.
“Sigurisht, do ta zgjedh atë nëse ai luan dhe nëse është fizikisht në formë. Nuk shoh në moshën e lojtarëve, shoh në kualitetet dhe Beckham ka shumë. Ai është serioz. Ai është një profesionist i madh”, ka thënë Capello.