28 dhjetor 2009

Grant kërkon agresivitet kundër Arsenalit

Menaxheri i Portsmouth, Avram Grant, dëshiron që lojtarët e tij ta testojnë Arsenalin fizikisht gjatë takimit të së mërkurës.
Grant dëshiron që lojtarët e tij të tregohen të fuqishëm për topçinjtë e Arsene Wenger, kur dy ekipet do të ndeshen në Fratton Park.
“Duhet të jemi më shumë agresiv. Ndonjëherë ne mund të jemi shumë të butë. Më pëlqen Wenger. Më pëlqen të bëj gjërat që ai bën, me përjashtim të lojës. Arsenali është një ekip i fuqishëm, por çdo ekip ka të metat e tij. Ne duhet t’i mbajmë sytë në këtë”, ka thënë izraeliti.