Franck Ribery eshte vetem nje hap larg Real Madrid. Mesfushori francez i Bayern Munchen nuk ka pranuar te zgjase kontraten me bavarezet, duke kerkuar largimin nga “Allianz Arena”.
Lajmin e afrimit te tij me skuadren “merengues” e jep faqja e internetit, Europolitan.de, sipas se ciles, dy klubet kane arritur marreveshjen per transferimin e lojtarit ne Madrid per 50 milione euro.
Kontrata aktuale e Ribery me Bayern Munchen skadon ne qershor 2011 dhe sipas presidentit bavarez Rummenigge, nese Ribery nuk do ta rinovonte, atehere do te dilte ne shitje..