29 dhjetor 2009

Arshavin: Do të doja të luaj si Cesc

Mesfushori i Arsenalit, Andrey Arshavin, ka lavdëruar kapitenin e ekipit Cesc Fabregas, në paraqitjen e tij kundër Aston Villas kur shënoi edhe dy gola.
Topçinjtë duhet t’ia dalin pa Cesc për tre javë, pasi spanjolli pësoi lëndim gjatë kësaj ndeshje.
“Cesc e ndryshoi gjithë kahen e ndeshjes. Do të doja të luaj si luan ai. Ishte brilante se si erdhi për 20 ose 30 minuta, shënoi dy herë dhe pastaj u zëvendësua”.
“Ai ishte i shkëlqyeshëm. Shpresoj që lëndimi i tij nuk do ta mbajë atë gjatë. Për momentin ndjehem i humbur që shënuam atë fitore të cilën e dëshironim aq shumë. Gjëja më e rëndësishme është se ne e ngushtuam diferencën me Chelsean”, ka thënë Arshavin.