28 dhjetor 2009

Evertoni shpërtheu në pjesën e dytë

Futbollistët e Evertonit të trimëruar pas pikës së importuar të shtunën e kaluar si udhëtues në takim me Sunderlandin, këtë herë e mundën pa ndonjë mund të madh me shifra 2:0 skuadrën solide, Burnley, në kuadër të javës së 20-të të premier ligës angleze në futboll. Në pjesën e dytë shpërtheu Evertoni me lojë të mirë, duke shënuar nëpërmjet futbollistëve Vaughan e Pienaar pikërisht në minutën e 83-të respektivisht 90-të. Një fitore interesante ka arritur edhe skuadra e Birminghamit si mysafirë me rezultat 1:0 kundër Stokes. Jerome në minutën e 50-të shënoi edhe golin e fitores, duke ia sjellë tri pikë të mëdha skuadrës së Birminghamit.

Rezultatet

Tottenham-West Ham 2:0
Blackburn-Sunderland 2:2
Chelsea-Fulham 2:1
Everton-Burnley 2:0
Stoke-Birmingham 0:1

Tabela

1. Chelsea 20 14 3 3 45:16 45
2. Manchester United 19 13 1 5 40:18 40
3. Arsenal 18 12 2 4 47:20 38
4. Tottenham 20 11 4 5 42:22 37
5. Aston Villa 19 10 5 4 29:17 35
6. Manchester City 18 8 8 2 35:27 32
7. Birmingham 20 9 5 6 20:18 32
8. Liverpool 19 9 3 7 36:25 30
9. Fulham 19 7 6 6 24:19 27
10. Sunderland 20 6 5 9 28:31 23
11. Everton 19 5 7 7 26:32 22
12. Stoke 19 5 6 8 15:23 21
13. Blackburn 20 5 6 9 20:5 21
14. Burnley 20 5 5 10 22:40 20
15. Wolves 19 5 4 10 17:33 19
16 . Wigan 18 5 4 9 21:39 19
17. West Ham 20 4 6 10 28:37 18
18. Bolton Wanderers 17 4 5 8 24:34 17
19. Hull 19 4 5 10 18:40 17
20. Portsmouth 19 4 2 13 17:28 14