30 dhjetor 2009

Juventus ndjek Rafa Benitezin dhe Mascheranon

Juventusi është duke ndjekur me vëmendje situatën e trajnerit të Liverpoolit Rafael Benitez dhe të mesfushorit Javier Mascherano duke planifikuar kështu transferimin e të dyve në Olimpico.

Il Corriere dello Sport pohon se Zonja e Vjetër është gati të rizgjoj interesimin për të lënduarin Mascherano, dhe shpreson që ta transferoj atë verën e ardhshme.

Sipas mediave angleze, është shumë e mundshme që Juventusi të transferoj Mascheranon pasi që argjentinasi menzi pret të largohet nga klubi.

Dëshira e Mascheranos për tu larguar natyrisht se do të rritej nëse Liverpooli vazhdon me rezultatet e dobëta dhe nuk arrin të kualifikohet për Ligën e Kampionëve.

Juve, që gjithashtu raportohet të jetë në kërkim të ndonjë trajneri për ta zëvëndësuar Ferraran, ishte lidhur dhe me Rafa Benitezin. Nëse Benitez do të ateroj në Torino atëherë transferimi i Mascheranos do të ishte çështje e përfunduar.

Sipas spekulimeve të zakonshme në merkato, Benitez ka gjasa të shkojë te Juventusi në Janar, por sipas këtyre spekulimeve Juventus dëshiron ta shtyjë këtë çështje për verën e vitit tjetër.

Përkundër këtyre raporteve, Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht besimin në trajnerin Ciro Ferrara, edhe pse ky i fundit nuk shquhet për rezultate të mira.