
Muaj më parë, kur Chelsea mposhti Arsenalin, Arsene Wengerit i ishte shtruar pyetja se a i kishte humbur skuadra e tij gjasat për titull, por Wenger tha se Chelsea do të lëshonte pikë dhe se skuadra e tij do të fitonte Premier Ligën.
Sot, Arsenali është 7 pikë prapa Chelseat me dy ndeshje më pak të zhvilluara. Nëse Arsenal mposht Portsmouthin dhe Boltonin atëherë do ti afrohej Chelseat në vetëm një pikë.
“ Shohim dy gjëra – futbolli ndryshon shpejtë dhe për këtë shpeshherë kam të drejtë.” Theksoi Wenger për The Sun.
“ Natyrisht, Portsmouth është kundërshtar i vështirë. Kur je menaxher, nuk mund ti ofrosh vetes relaksim.”
“ Kur ishim 11 pikë prapa Chelseat relaksimi nuk shkonte në konsiderim. Unë besoj se sot mund të jemi më të relaksuar pasi që po përfitojmë kur skuadrat tjera lëshojnë pikë.”
“ Por, Portsmouth është gjithnjë vend i vështirë. Unë i kam parë ndaj Liverpoolit dhe për këtë ju duhet të bëni një paraqitje të mirë për ti mposhtur.”