Mbrojtësi i Juventusit, Fabio Cannavaro, thotë se bota ka frikë nga Italia në prag të Kupës Botërore të vitit të ardhshëm, Afrika e Jugut 2010.
Cannavaro është i bindur se kombëtarja azure do të mund të mbrojë me sukses titullin e fituar në vitin 2006.
“Ne jemi kampionë të botës... Unë po ashtu kam jetuar jashtë Italisë dhe mund t’ju them se ka një respekt të madh dhe konsiderim ndaj nesh”.
“Ata po ashtu e dinë se ne kemi fituar katër Kupa të Botës, ne kemi arritur në dy finale me Brazilin dhe se ne jemi të vështirë... Njerëzit dhe ekspertët kanë frikë nga ne”, ka thënë Cannavaro./