28 dhjetor 2009

Duro shikon nga Ethnikosi

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Klodian Duro, është duke menduar të gjejë një skuadër të re. Duro shumë lehtë mund të ia kthen shpinën skuadrës së futbollit Apollon Limasolit, anëtare e Superligës së Qipros. Klodian Duro në afatin kalimtar të verës kishte kaluar në radhët e kësaj skuadre, e cila zë vendin e katërt në kampionatin qipriot, por si duket stafit teknik, me në krye trajnerin gjerman Tomas von Hesen nuk i ka bindur me lojën që ka dëshmuar. Nga kjo situatë e pavolitshme që ka kaluar Duro, tashmë po shikon të shkoi gjetiu, e veçmas e interesuar për të është skuadra e Ethnikos Aknas, një skuadër që po lufton për mbijetesë në ligën e Qipros.