Futbollisti Albert Bunjaku ka pasur një vit interesant në skuadrën e Nurnbengut që bën gara në Kampionatin e Gjermanisë në futboll. Ai me lojërat që demonstroi për herë të parë u ftua edhe në kombëtaren helvetike përkatësisht të Zvicrës. Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Hitzfeld, ia dha rastin me 14 nëntor të vitit 2009 të debutoi për 45 minuta kundër kombëtares së Norvegjisë, e cila ndeshje u fitua 0:1 nga norvegjezët. Në stinorit vjeshtor Bunjaku realizoi gjashtë gola për Nurnbergun. Duhet theksuar nga gjashtë gola tri prej tyre janë karakteristikë në vete: dy gola brenda tetë minutash në fitoren 3:2 kundër kampionit aktual, Wolfsburgut si dhe golin ndaj Werderit, ndeshje që përfundoi 2:2..