Duke i mohuar të gjitha spekulimet lidhur me një kalim të tij tek Barcelona ose Real Madridi sezonin e ardhshëm, Cesc Fabregas ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për Marca se atij i ka mbetur dhe shumë kohë me Arsenalin.
I pyetur për planet e tij për verën e vitit 2010 ai tha:
“ Jam shumë i qartë, unë jam mjaft i lumtur në Arsenal, dhe më kanë mbetur dhe shumë gjëra për të bërë në Angli. Unë dua të them, se nuk mendoj për diçka tjetër. Jam mjaft i qetë.”
I pyetur se a do të preferonte të vishte një fanelë të Bëin ( sponzori i Realit ) ose Unicef ( sponzori i Barcelonës ), Fabregas ishte static përsëri.
“ Kam arritur në një përfundim. Gjëja më e mirë është të mos flas për këto gjëra. Këto spekulime kishin filluar verën e kaluar, kurse unë mendoj vetëm për klubin tim dhe si të arrij më shumë më bashkëlojtarët. Për më shumë e dini se çfarë më brengos tani më shumë? Se si të rikthehem nga lëndimi.”
Në fund i pyetur për dëshirat e tij për vitin 2010, Fabregas ishte jo ekuivok.
“ Një titull me Arsenalin dhe kupën e botës me Spanjën.”