David Meyler ka falënderuar kapitenin e Sunderlandit, Lorik Cana, për ndihmën që i ka dhënë në debutimin e tij në Ligën Premier.
Ish-mesfushori i Cork City-t, shkëlqeu në takimin e tij të parë me Sunderlandin përballë Blackburn Rovers, në të cilën Macet e Zeza arritën të nxjerrin një pikë pas barazimit 2-2.
“Lorik është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe një njeri i madh. Ai ishte një përkrahje e vazhdueshme për mua”, ka thënë Meyler./