29 dhjetor 2009

Ronaldo dëshiron finale spanjolle

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se dëshiron të përballet me Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ta mposhtë.
“Shpresoj të mos kem lëndime të tjera dhe të jem në gjendje t’i ndihmoj Real Madridit të fitojë të gjithë titujt për të cilët jemi duke konkurruar këtë sezon”.
“Kam bindje të plotë se do të përmirësohemi edhe më shumë në pjesën e mbetur të sezonit”, ka thënë portugezi në një intervistë për të përditshmen sportive Correio da Manha.