Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Christoph Metzelder, ka dhënë një deklaratë për shtyp në të cilën ka pranuar se e ardhmja e tij te Los Blancos nuk duket aq e mirë.
“Të jemi realë: Nuk mendoj se Madridi do të ma rinovojë kontratën”.
“Kam qëndruar dy vite e gjysmë këtu dhe nuk mendoj se është momenti i duhur për mua të flas për situatën time në këtë klub, jo tani dhe jo në muajt që vijnë”, ka thënë gjermani, i cili këtë sezon ka luajtur vetëm në një ndeshje të La Ligas dhe një të Kupës së Mbretit.
Kontrata aktuale e Metzelder me Real Madridin, skadon në qershorin e ardhshëm.