Altin Lala dhe Hanover nuk njohin pushim as ne periudhen e festave te fundvitit. Skuadra eshte ne lufte te plote per mbijetesen ne Bundesligen gjermane dhe trajneri Dieter Heking ka vendosur qe lojtaret te rifillojne pese dite me shpejt pergatitjet per pjesen e dyte te kampionatit.
Ne seancen e pare ka marre pjese edhe mesfushori shqiptar, i cili ka punuar ne menyre te diferencuar per shkak te problemeve ne shpine.
Ky demtim e ka mbajtur Lalen per tete muaj jashte fushave te lojes: ndeshja e fundit e 34-vjeçarit ka qene ajo e luajtur me 11 prill 2009 kunder Hertas se Berlinit.
Kavajasi po punon qe te rikuperohet per ndeshjet e para te fazes se dyte, ne menyre qe te jape kontributin e tij per skuadren ne te cilen militon prej plote 11 sezonesh. “Behet fjale per mbijetesen ne Bundeslige, rifillimi i stervitjes perpara dates se percaktuar.
Pavaresisht se eshte kohe festash, eshte nje sakrifice qe duhet bere”, deklaroi trajneri Heking. “Ndoshta edhe gjate veres do te bejme pushime me te shkurtra. Nese arrijme te qendrojme ne elite do te punojme edhe me shume, pasi eshte e rendesishme qe blerjet e reja te pershtaten sa me shpejt me pjesen tjeter te skuadres”...