29 dhjetor 2009
“Gabim të mendojmë për finalen e Champions”
Portieri më i mirë në botë, ai i Real Madridit, Iker Kasiljas, ka insistuar se ekipi duhet të fokusohet në të tashmen, se si të ketë rezultate sa më të mira, duke shtuar se është gabim i madh nëse ata mendojnë që tani për finalen e Champions League. Real Madrid po lufton për të fituar edhe titullin e 10 të Champions në historinë e klubit dhe finalja e “Bernabeut” është prioriteti numër 1 i klubit këtë sezon, por Kasiljas thotë se gjërat duhet të merren dalëngadalë. “Do të ishte gabim nëse mendojmë që tani për finalen. Ne i vendosim synimet tona për afate të shkurtra kohore dhe i marrim gjërat ngadalë. E kemi ditur se na duhej kohë që ekipi të përshtatej. Kemi shumë fytyra të reja që janë super-lojtarë dhe për këtë ne dalëngadalë dëshirojmë të korrim frytet, tha Kasiljas për ‘AS’. Ne shpresojmë që t’i arrijmë objektivat tanë si në La Liga ashtu edhe në Champions League.”.