28 dhjetor 2009

Tifozët e Palermos: Amauri, kthehu te ne!

“Edhe ne, si Mikoli, ftojmë Amaurin të kthehet tek Palermo”. Këtë e kanë thënë tifozët e klubit siçilian në saitin e tyre zyrtar në internet. “I kuptojmë vështirësitë që ekzistojnë, por ne tifozët që jetojmë vetëm me futbollin, nuk mund të harrojmë çfarë ka bërë për ne i madhi Amauri. Të gjithë mesazhet i dërgohen Amaurit, i blerë dy vite më parë nga Juventusi”. Kjo iniciativë është inicuar nga Mikoli: “Për një si ai, - ka thënë sulmuesi-, tek Palermo do të ketë gjithmonë hapësirë”.
Ndërkohë, Luiz Felipe Skolari ka injoruar “Zonjën e Vjetër”. Ish-trajneri i Brazilit, kampion bote në 2002-in, nuk ka ndërmend të drejtojë Juven sepse dëshiron të qëndrojë tek Buniodkor në Uzbekistan. Felipao, i cili është trajneri më i paguar në botë (16 milionë euro në vit) do të vazhdojë të stërvisë ish-milanistin Rivaldo.