28 dhjetor 2009

Adriano: Nuk dua të largohem nga Brazili

Adriano nuk ka asnjë dëshirë për t’u larguar nga Brazili në të ardhmen dhe këtë herë nuk do ta bindin dot as shumat e mëdha të parave që mund t’i ofrohen nga klubet e ndryshme të Europës. Kjo është bërë e ditur nga vetë ish-sulmuesi i Interit: “Nuk ekziston asnjë shumë parash që mund të shkëmbehet me dashurinë e këtyre njerëzve, - ka thënë sulmuesi i Flamengos.
- Nuk dua të kem një eksperiencë tjetër jashtë Brazilit. Në Rio kam familjen time, fëmijët e mi dhe shokët e mi, të gjithë njerëzit që më duan me të vërtet shumë. Këtu jam i lumtur dhe shumë i qetë. Kam fituar kampionatin me Flamengon dhe gëzimi që kam provuar ka qenë më i madh se çdo gjë tjetër”.