28 dhjetor 2009

Ronaldo ëndërron ta shoh Rooneyn në fanelën e Realit

Cristiano Ronaldo ka nominuar Wayne Rooneyn si mega transfer të radhës që duhet ta bëj Real Madridi, në afatin e ardhshëm kalimtar.
“ Ai mund të bëhet spektakël dhe sensacion te Real Madridi pasi që ka të gjitha tiparet e duhura për të patur sukses në La Liga.” Është cituar Ronaldo nga The Mirror.
Por, është vet Rooney që javë më parë konfirmoi qëndrimin e tij ndaj United, duke treguar lojalitet të paparë për klubin anglez, kur tha se nuk dëshiron të luaj jashtë anglisë. Për këtë arsye Rooney do të nënshkruaj së shpejti një kontratë të përjetshme me Manchester Unitedin.
Kjo bën që gjasat e Realit për të transferuar Rooneyn të jenë të barabarta me zero.
Njeriu 94 milionësh më parë kishte bërë thirrje përsëri tek ish kolegu i tij, thirje, që kanë hasur dhe do të hasin në vesh të shurdhër.