28 dhjetor 2009

Pato synon dy tituj

Sulmuesi i Milanit Alexandre Pato është plot besim se rosonerët do të stolisen vitin e ardhshëm me trofenjë, si me atë të Series A ashtu dhe me atë të Ligës së Kampionëve.
Milani ka dështuar të triumfoj që pas Super kupës europiane në vitin 2007. Braziliani beson se skuadra e bashkëatdhetarit të tij Leonardo është mjaft e fortë për ti bërë konkurencë klubeve të mëdha.
“ Leonardo është person me ide të qarta me shumë opcione.”
“ Nëse unë ose Ronaldinho mungojmë, Leo mund të fus David Beckhamin, Ignazio Abaten ose Davide Di Gennaron.”
Beckham sot ateron në Milanello për të përmbushur dhe pjesën e dytë të huazimit të tij.
“ Ai do të na shtyjë që të fitojmë Scudetton.”
“ Besoj në të. Dhe ne kemi kualitet për të fituar Champions League gjithashtu.”
Milani është tetë pikë larg Interit në Serie A, dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar atë me Fiorentinën e cila ishte shtyrë për shkak të borës, e që do të zhvillohet më 27 Janar.
Milani do të përballet me Manchester Unitedin më 17 Shkurt në San Siro në kuadër të Champions League.