28 dhjetor 2009

Ancelotti: Merituam të fitonim

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se skuadra e tij meritoi të fitonte në ndeshjen e të hënës kundër Fulhamit, me ç’rast Blutë qëndrojnë pastër në krye të tabelës me pesë pikë diferencë nga Manchester United, që të mërkurën zhvillon ndeshjen e javës së 20-të kundër Wiganit.
“E pranoj se pjesa e parë nuk ishte e mirë. Mirëpo pjesa e dytë ishte shumë më e mirë- luajtëm me vendosmëri të madhe”.
“Nuk ishte lehtë të ndryshonim ndeshjen, por e merituam fitoren”, është shprehur Ancelotti për BBC Sport.
Chelsea arriti të përmbyste avantazhin prej 1-0 të Fulhamit, për ta fituar ndeshjen me rezultat 2-1.