28 dhjetor 2009

Nga Bekham te Borrielo, Milani “ëndërron” Botërorin

Pesë lojtarë do të kërkojnë në muajt e ardhshëm grumbullimin në Afrikën e Jugut. Brazilianët rrezikojnë më shumë
Legjenda e do që viti i Botërorit, të vijë spontanisht për lojtarët e kombëtareve për të tërhequr këmbën pas: një përpjekje e pafajshme për të shpëtuar formën në prag të takimit më prestigjioz. Nëse do të ndodhë kështu, Leonardo mund të jetë i qetë: te Milani i tij ka shumë lojtarë që grumbullimin në Afrikën e Jugut duhet ta fitojnë akoma, duke shkëlqyer me fanellën kuqezi.
Nëse FIFA do të kërkonte sot listën përfundimtare, vetëm tri milanistë janë të sigurt për grumbullimin: Zambrota, Pirlo e Huntelar. Pastaj është edhe Gatuzo: Rino e ka vendin e sigurt me kusht që të luajë shpesh. Dhe në fund mund të marrë edhe ai avionin drejt Afrikës së Jugut.
Por ndryshon situata për kuqezinjtë e tjerë. Dhe nëse Onievu duhet të mendojë të shërohet pas dëmtimit të rëndë (pastaj SHBA-ja do të vendosë), janë pesë lojtarë që në muajt e ardhshëm duhet ta meritojnë “vulën” në pasaportë: Tiago Silva, Pato, Ronaldinjo, Borrielo e Bekham. Ai i anglezit është rasti më i thjeshtë: Kapelo ka aprovuar zgjedhjen për t’u kthyer tek Milani, duke nënvizuar ama që për të shkuar në Botëror, David duhet të luajë. Leonardo do t’i japë hapësirë dhe Bekhami do të motivohet. Karakteri e klasi nuk i mungon dhe krosimet e tij do të jenë një armë plus për “Djallin”.
Ndërsa vrapi i brazilianëve është në ngjitje, sepse grupi i Dungës do të jetë i njëjtë me atë në Kupën e Konfederatave. Pato ishte, por luajti vetëm një herë. Tiago Silva duket se ka shanse të mira: nuk luajti gjashtë muaj, por kur rifilloi aktivitetin, është gjithnjë mes më të mirëve. Dunga e ka thirrur vetëm një herë dhe ka mundësi ta marrë në Afrikën e Jugut, edhe pse një sezon si titullar te Milani është i çmuar në çdo aspekt.
Ronaldinjo ka befasuar vetë trajnerin e “Selesaos” me rendimentin e javëve të fundit: për të dhe Paton dyert janë të hapura, por Dunga kërkon vazhdimësi nga të dy. Pastaj është Borrielo. Tani që sulmuesi është kthyer titullar te Milani, shpresat janë shtuar. Dhe duke parë që Amauri është në krizë dhe Italia ka vështirësi në atë rol, Lipi po e ndjek me vëmendje.