28 dhjetor 2009

Lajme nga Kategoria Superiore..

Fushaj: Vllaznia me Edi Martinin, e treta e vërteta…

Ajo qe pritej ka marre rruge dje. Pikerisht zyrtarizimi i trajnerit te ri te Vllaznise. Ai nuk eshte nje emer i panjohur. Gazeta jone e ka konfirmuar qe diten e djeshme emerimin e tij ne krye te kuqebluve megjithate vetem disa ore me pas do te behej edhe prezantimi i tij para mediave. Behet fjale per ish-futbollistin e njohur shkodran Edi Martini. Bashke me te, nje tjeter emer i njohur i futbollit shkodran dhe atij shqiptar, pikerisht Ramazan Rragami, do te jete prane skuadres. Roli i tij do jete a ii keshilltarit teknik. Qe do te thote se do te jete i gatshem gjithnje per te presidentin Fushaj per ta keshilluar ne lidhje me merkaton, procesin stervitor apo gjera te tilla te ngjashme me to. Kuptohet qe keshilla mund te jape edhe per vete trajnerin Martini per te cilin ka nje vleresim maksimal. Ceremonia e prezantimit te tyre eshte zhvilluar dje ne oren 13.00 ne zyrat e klubit. Presidenti Fushaj duke folur para gazetareve ka thene: “Siç e shikoni jam para jush per te bere prezantimin e trajnerit te ri te Vllaznise. Mendoj se kemi bere zgjedhjen me te mire te mundshme dhe prandaj kemi besim se Martini do t’i jape skuadres ate çfare asaj i mungon. Kemi nderruar dy trajnere gjate ketij sezoni dhe me Martinin shpresoj qe te jete “e treta e verteta”. Njekohesisht dua te prezantoj edhe mjeshtrin e madh Ramazan Rragami qe do kete rolin e keshilltarit teknik dhe mendoj se do jete nje plus i madh per Vllaznine me keshillat e tij shume te dobishme. Une i falenderoj te dy keta figura te njohura, si Rragamin ashtu edhe Martinin qe shprehen gatishmerine e tyre per ta ndihmuar skuadren tone ne keto momente aspak te lehta per te”. I pyetur me pas se cilet do jene pjestaret e tjere te stafit dhe kush do t’i caktoje ata, numri 1 i klubit shkodran ka shtuar: “Heret e tjera ne ka ndodhur qe kur jane nderruar trajneret, nuk kemi patur nevoje per zevendesime edhe ne staf ngaqe ata kane qene prezent. Kete here meqe edhe dy zevendestrajneret jane shkarkuar, do te jete ne doren e trajnerit Martini per t’i propozuar dhe pasi te marrin edhe miratimin e klubit, do fillojne nga puna. Pra, plotesimi i stafit mendoj se do perfundoje shume shpejt”. Gazetaret kane qene shume te interesuar pas mesimit te emrit te trajnerit te ri edhe per lojtaret qe do afrohen dhe ata qe do largohen. Madje vete presidenti Fushaj duke iu pergjigjur kesaj pyetje, ka dashur “te thumboje” edhe shkrime te ndryshme ne gazeta qe prej ditesh flasin per largime, per “lista te zeza” etj. “Kam lexuar neper gazeta shume emra lojtaresh qe jane larguar, te tjere qe do vijne apo gjera te ngjashme me to. Mund te konfirmoj faktin se ende ne si klub nuk kemi bere gati asnje liste te lojtareve qe do largohen dhe prandaj nuk eshte e mira te permendim emra pa u mbaruar si pune. Ne kemi nisur kontaktet me disa lojtare qe do afrojme, kemi ne plan te bejme 3-4 blerje por do mundohemi qe ato te jene sa me cilesore nderkohe qe analizen e lojtareve aktuale do ta bejme ne ditet ne vazhdim. Nuk jemi marre me kete pune per momentin sepse me te rendesishme kishim gjetjen e trajnerit”- ka thene Fushaj ne fund. Ne kete menyre qe nga dita e djeshme Vllaznia e ka tashme trajnerin e saj. Edi Martini do kete per detyre te ngreje emrin e saj ne ate nivel qe duhet pavaresisht se edhe ai eshte koshient se nuk do ta kete te lehte.

Trajneri Martini: Me prêt nje pune e madhe

Gjithnje eshte shprehur se deshira e tij e madhe eshte qe nje dite te marre persiper drejtimin e Vllaznise. Ajo eshte skuadra e qytetit te lindjes, skuadra qe e beri futbollist me emer dhe per rrjedhoje asaj nuk mund t’i thuash asnjehere “jo”. Ambicjet e tij si trajner e kane bere Edi Martinin qe ta pranoje ftesen e presidentit Fushaj ndonese deshira e tij me e madhe sigurisht qe do kishte qene mosnisja e punes ne keto momente. Kjo per shume arsye megjithate nuk ka refuzuar ta pranoje oferten e presidentit. Ndoshta edhe per te vertetuar ate se nuk i trembet sfidave sepse edhe karriera e tij ka qene nje sfide me vehte. Para mediave dje ka folur shkurt. Normale sepse te gjithe tashme presin pune prej tij dhe jo fjale. “Per çdo trajner eshte kenaqesi te drejtoje Vllaznine dhe kuptohet edhe per mua eshte keshtu. Ndoshta diçka me teper ngaqe kjo skuader me dha emer megjithate une falenderoj presidentin Fushaj per besimin qe me dha po ashtu edhe pjestaret e tjere te klubit qe dhane mbeshtetjen per mua. E kam te qarte se gjerat nuk jane aty ku duhet por mund t’ia dalim. Kam besim per kete dhe kur ke besim, edhe rezultatet do vijne”- ka thene ne prezantimin e tij te pare si trajner i Vllaznise Edi Martini. E ka pritur mire kete emerim por qe nga mbremja e se dieles nuk eshte duke menduar me se si do pritet ne Shkoder kjo gje. Ai tashme ka nisur menjehere nga puna. Ka filluar te mendoje per merkaton, fazen pergatitore dhe shume gjera te tjera. Kohe ne dispozicion nuk ka shume dhe ai e di kete gje. Prandaj kur e pyesim se nga do ia nise, Martini pergjigjet: “Do fillojme pune me 4 janar me fazen pergatitore. Gjate ketyre diteve nderkohe do shohim mundesine e afrimit te ndonje lojtari cilesor. Kuptohet qe eshte e veshtire sepse nuk ka lojtare te lire te mire ne keto momente por do mundohemi te bejme me te miren e mundshme. Besoj se do bejme diçka por me mire t’ia leme kohes”. Sa i takon stafit qe do punoje me te, vertete dje nuk jane deklaruar ndihmesit e Martinit, por nga sa behet e ditur, krahu i djathte i tij do jete serish i mirenjohuri Esat Rakiqi. Me te ka punuar sebashku edhe tek Laçi dhe trajneri i r ii Vllaznise duket se i beson shume pervojes se Rakiqit ne pankine. Enigme mbetet emri i trajnerit te portiereve megjithate shume shpejt edhe kjo do merret vesh. E rendesishme eshte qe Vllaznia tashme pretendon te kthehet ne origjine, ne futbollin e saj tradicional. Ate qe se beri dot Luçi, do te tentoje ta arrije Martini me ndihmen e Rakiqit, Rragamit dhe te tjereve qe do jene ne krah te tij.

Haxhibuliç & Brkiç, “gjahu” më i pëlqyer

Të dy futbollistët e Apolonisë kërkohen shumë, por ndërkohë edhe fierakët do të afrojnë lojtarë
Fierakët kanë filluar pushimet e fundvitit, pasi kanë përfunduar gjysmën e kampionatit, ndonëse nuk e kanë mbyllur në mënyrën më të mirë në ndeshjen e fundit, ku duhej të kishin fituar me Skënderbeun e Korçës. Megjithatë, renditja momentale pas javës XVII e ka “kredituar” Apoloninë në vendin e katërt, një meritë e pamohueshme e kësaj skuadre, e vërtetuar javë pas jave të këtij kampionati.
Tashmë ekipi do të rimblidhet më 5 janar, për të nisur minifazën përgatitore dhe për t’u kthyer sërish edhe më fuqishëm në kampionat. Pasi kanë mundësuar deri tani një vend që duhet vlerësuar, skuadra fierake do ta ketë vëmendjen të përqendruar në merkato, ku gjasat janë të ketë jo pak lëvizje, kuptohet, të pashmangshme në të dy kahet, si në blerje, që është një domosdoshmëri për të ruajtur nivelet e objektivave, ashtu dhe në largime.
Presioni kryesor në adresë të kërkesave për të siguruar futbollistë nga skuadra fierake është në adresë të sulmuesve Mladen Brkiç dhe Sead Haxhibuliç, interesime që kanë ardhur si nga tregu vendës ashtu dhe nga ai i huaj. Sulmuesi serb është kthyer në objekt preferencash të shumë ekipeve shqiptare, ku nuk mungojnë edhe nga ekipet kryeqytetase, por edhe nga Besa, apo edhe Vllaznia, skuadra të cilat e kanë shfaqur hapur pëlqimin e tyre për Brkiçin qysh në fillim të këtij sezoni.
Por edhe qendërmbrojtësi Edin Ferizoviç dhe mesfushori Semir Haxhibuliç nuk është se janë pjesë e tërhequr e merkatos dhe, në rastin e largimit të tyre, numri i të huajve te skuadra fierake do të tkurrej në mënyrë të ndjeshme. Nuk duhen lënë mënjanë edhe bisedimet që donatorët e rinj të Partizanit kanë bërë me presidencën e Apolonisë, në adresë të futbollistit të pezulluar nga klubi bardhejeshil Elton Grami, për ish‑in e kuq, mesfushorin 22‑vjeçar, Arbër Capën, si dhe për një nga dy “gardianët” që mbrojnë portën fierake, Egland Haxhon dhe Sulejman Hoxhën.
Edhe mesfushori shkodran Hoti, që përfundon kontratën në fund të janarit, nuk ka ndonjë zhvillim të ri bisedimesh për një rinovim të kontratës. Por, duke parë minutazhin e paktë që kanë pasur në dispozicion futbollistë të tillë, si Mërtiri, Dhrami, Ribaj apo dhe ndonjë tjetër, atëherë kjo listë bëhet edhe më e gjatë. Ndërsa për sa i përket listës së lojtarëve që janë në objektivat e skuadrës fierake për këtë merkato dimërore, ende nuk bëhet i ditur ndonjë emër.
Në lidhje me këtë çështje, trajneri Lika është shprehur gjithmonë: “Do të bisedojmë”, duke mos lënë një kohë të përcaktuar. Gjithsesi, ajo që ka mohuar trajneri tiranas i bardhejeshilëve ka qenë lajmi i publikuar për një interesim të mundshëm të tij për futbollistin Egert Bakalli. Ethet e ndryshimeve kanë filluar ndjeshëm, pavarësisht se skuadra momentalisht

Mbërrijnë tre serbë pranë Flamurtarit

Sllavko Markoviç nuk e kalon provën, por kanë ardhur tre patriotë të tij në Vlorë
Ndërsa vijon normalisht stërvitjet, në kampin e Flamurtarit janë duke menduar edhe për merkaton dhe përforcimi i ekipit shihet tashmë si një domosdoshmëri. Konfirmime nga klubi kuqezi bëjnë të ditur se është larguar përfundimisht mesfushori Sllavko Markoviç, lojtar i cili nuk e ka bindur aspak drejtuesit e ekipit vlonjat dhe stafin teknik se mund të bëhej pjesë e Flamurtarit për pjesën e mbetur të sezonit. Por nëse bëhet fjalë për një largim, konfirmohet mbërritja e tre lojtarëve serbë, lojtarë të cilët do të qëndrojnë disa ditë në provë dhe do të jetë stafi teknik me trajnerin Magani që do të përcaktojnë nëse ata do të jenë të vlefshëm.
Ende nuk konfirmohen emrat e tre lojtarëve serbë, apo edhe ekipet ku ata kanë luajtur, megjithatë duket se tashmë, edhe pse jo zyrtarisht, merkatoja e Flamurtarit ka nisur. Po kështu, veç tre lojtarëve të huaj të larguar përpara ndeshjes me Vllazninë, duket se te Flamurtari nuk do të ketë më largime dhe të gjithë ata lojtarë që ishin deri në këto momente pjesë e ekipit kuqezi do të vijojnë të militojnë për Flamurtarin edhe për pjesën e mbetur të sezonit futbollistik, ku qëllimi kryesor mbetet largimi i Flamurtarit nga vendet e fundit në renditje. Por njëkohësisht bëhet e ditur se merkatoja e janarit, për të përforcuar ekipin e Flamurtarit, nuk do të përqendrohet vetëm në kampionatet e huaja, por edhe te kampionati shqiptar.
Janë disa lojtarë me të cilët kanë nisur bisedimet, por për efekt të merkatos, ende nuk konfirmohen emrat e tyre. E rëndësishme, sipas drejtuesve të ekipit vlonjat, është fakti që lojtarët të cilët do të vijnë pranë Flamurtarit, janë pa dyshim lojtarë të spikatur dhe natyrisht duket se edhe kontratat me ta mund të mos jenë deri në fund të sezonit, por edhe për më tej.
Qëllimi i përforcimeve është që ekipi të mos e diskutojë fillimisht qëndrimin në superligë, pastaj të ngjitet sa më lart. Situata nuk është e favorshme për ekipin vlonjat, megjithatë ndërhyrja në merkato bëhet pikërisht për këtë qëllim dhe natyrisht, edhe pse pa shumë zhurmë, lojtarë cilësorë do të vijnë në Vlorë, ku tre serbë kanë mbërritur tashmë, dy prej të cilëve luajnë në mesfushë dhe i treti në sulm, një repart që ka pasur jo pak probleme gjatë kësaj periudhe.

Stadiumi “Flamurtari” pret tapetin e ri

Vijon puna për shtrimin e tapetit të ri pranë stadiumit “Flamurtari”, punë e cila pritet të përfundojë përpara zhvillimit të ndeshjes së parë të vitit 2010, atë që Flamurtari do ta luajë ndaj Besës në fund të muajit janar. Ndërkohë, konfirmohet se tapeti i ri që do të vendoset në këtë impiant pritet të mbërrijë nga Italia, ndërsa shumë shpejt do të nisë puna edhe për ndriçimin, një një projekt i FSHF‑së me pushtetin vendor.

Peleshi, takim me Haxhiun për Skënderbeun

Presidenti i ekipit korçar, Niko Peleshi, do të takohet me trajnerin për problemet e fundit
Ditën e sotme duket se do të marrin fund të gjitha fjalët që kanë qarkulluar në klubin juglindor, në lidhje me largimin që kanë deklaruar nga skuadra disa futbollistë të Skënderbeut. E gjithë kjo do të ndodhë rreth orëve të mesditës, atëherë kur presidenti i skuadrës juglindore Niko Peleshi do të presë në një takim trajnerin Gerti Haxhiu, ku do të jenë të pranishëm edhe donatorët e skuadrës, por nuk do të mungojë edhe kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi.
Ka qenë dita e djeshme, kur vetë kryebashkiaku i Korçës dhe njëkohësisht presidenti i kuqebardhëve, që ka zhvilluar një bisedë telefonike me trajnerin Gerti Haxhiu, i cili për momentin është duke kaluar pushimet në Vlorë. Burime pranë kësaj bisede bëjnë me dije se vetë presidenti i ka kërkuar Haxhiut që të jetë sot në Korçë për të zhvilluar edhe këtë bisedë më shumë se vendimtare për fatet e Skënderbeut. Nuk do të mungojnë në këtë takim zv/presidenti Zoi Mindili, donatori tjetër Maksi Fejzulla, por edhe donatorë të tjerë që kanë financuar për skuadrën korçare.
Në fakt, presidenti Peleshi është njohur me të gjitha fjalët e ditëve të fundit, sikur disa futbollistë të skuadrës do të largohen vetëm nëpërmjet mediave të shkruara dhe për këtë ka vendosur që t’i vendosë pikat mbi “i” gjatë ditës së sotme. Madje vetë njëshi i klubit ka sqaruar se klubi korçar ka qenë ndër klubet më korrekte në superligë për dhënien e financave dhe është e hera e parë që rrogat vonohen vetëm 15 ditë dhe të gjithë deklarojnë se janë vonuar shumë. Sidoqoftë, më shumë se fjalët, sot do të mësohet se çfarë do të ndodhë me Skënderbeun në vazhdim të kësaj superlige dhe ky takim është një nga më vendimtarët e këtij fund viti.
Për sa i përket kapitenit, Bledi Shkëmbit, ai thuajse ka mbyllur gjithçka me Besën, por vetëm firma në kontratë mungon, për arsye se ai akoma nuk ka tërhequr kartonin nga klubi i Skënderbeut. Po sot, vetë Shkëmbi do të jetë prezent në këtë takim dhe do të sqarojë gjithçka me vetë presidentin Peleshi, çka do të thotë se po sot do të mbyllet edhe çështja e tij, nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Skënderbeu.

Djala: Blerje cilësore për Kastriotin

Që drejtuesit e skuadrës krutane do të hyjnë në treg për blerje cilësore, tashmë nuk për bën një lajm të ri për opinionin futbolldashës. Drejtuesit e skuadrës krutane, me në krye presidentin e tyre, Artan Djala, kanë nisur bisedime intensive me disa futbollistë cilësorë jo vetëm të kampionatit tonë, por edhe jashtë.
Ndërkohë, dje padite, drejtuesit e skudrës krutane kanë parë nga afër me anë të videove një futbollist bullgar, i cili pretendon se ka qenë i aktivizuar në një nga kampionatet e vendeve nordike. Ndonëse nuk bëhet e ditur se ku është aktivizuar, ajo që dihet me siguri është se për drejtuesit krutanë përshtypjet e para janë pozitive, jo vetëm nga konstrukti fizik, por edhe nga të dhënat që vijnë për të. Futbollisti bullgar, që pretendohet të përfshihet në radhët e skuadrës krutane, luan në rolin e mesfushorit.
Djala pohon se së bashku me drejtuesit e skuadrës që ai financon, prej ditësh janë vënë në lëvizje për marrjen e futbollistëve cilësorë, ndonëse ai nuk përmend emra konkretë. “Jemi në fazën e bisedimeve me disa futbollistë cilësorë, emrat e të cilëve nuk mund t’i bëj të ditur tani. Kam konstatuar se në shtypin e ditës janë lakuar shumë emra futbollistësh, por po ju deklaroj se nuk janë veçse fjalë mediatike dhe asgjë më tepër.
Mosdeklarimi i emrave është pjesë e strategjisë së merkatos sonë. Skuadra e ndien të nevojshme përforcimin në të gjitha repartet e saj. Futbollistët që mendohet se do të vijnë janë shumë më cilësorë se ata që kemi pasur gjatë kampionatit. Një lëvizje të tillë e bëj në radhë të parë jo vetëm për forcimin e skuadrës me elementë cilësorë, por edhe për forcimin e stolit,” - shprehet presidenti i skuadrës krutane, Artan Djala. Ndërkohë, skuadra do të vijojë stërvitjen deri më 29 dhjetor, për t’u rikthyer më pas në ditët e para të muajit janar.