27 dhjetor 2009

A ka hapësirë te Milani për David Beckham?

Eshtë i mirëpritur rikthimi i yllit anglez në Itali, por mendoj se ardhja e tij nuk do t’i zgjidhë problemet e Milanit. Ndaj, kjo nuk është saktësisht “kuti gjigande”, që mbërriti papritur nga “Santa Claus” në Milanelo. Por, kjo është një dhuratë për Krishtlindje, megjithatë, një dhuratë që u caktua, përfundoi dhe u shpall disa javë prapa, pavarësisht se ishte planifikuar shumë kohë më parë. David Beckham do të mbërrijë në Milano më 28 dhjetor dhe do të qëndrojnë aty deri në fund të sezonit, sipas marrëveshjes me LA Galaxy. “Becks” ishte në Milano edhe më parë, duke luajtur me fanellën kuqezi gjatë gjysmës së dytë të edicionit 2008‑2009. Ai nuk erdhi si një zëvendësues në kampionat, por e ndihmoi Milanin të renditej mes katër skuadrave më të mira të Seria A. Tani po rikthehet, por pyetja që shtrohet është e tillë: A do të ketë të njëjtin ndikim? Beckham nuk është në grupin e lojtarëve të tillë si Ronaldinjo apo Zinedine Zidane, por bën pjesë tek lojtarët që i përkushtohen punës më të vështirë, të aftë që përmes goditjeve vdekjeprurëse të dënimit, apo krosimeve të përpikta, të nxjerrin në dritë golin, edhe kur shpresat thuajse janë shuar. Ai mund t’i bëjë fare pak rolet e tjera. Në fazën mbrojtëse, Beckham është i dyshimtë. Gjërat në Itali, në përgjithësi, por te Milani në veçanti, janë pak të ndryshme. Ekipi i tanishëm i Milanit luan me një sistem që është më i përshtatshëm për grupin se sa individët. Trajneri Leonardo aplikon një formacion me skemën 4‑2‑1‑3, me një “backfour” të tillë, ku Andrea Pirlo dhe Masimo Ambrosini qëndrojnë pas Klarens Sedorfit, i cili bën lidhjen mes mesfushës dhe sulmit, ku përfshihet Ronaldinjo, Marco Borriello dhe Alexandro Pato.
E gjitha kjo lë fare pak hapësirë për Beckham. Një mundësi është që Beckham të luajë si mesfushor qendre, së bashku me Pirlon, duke lënë në stol Ambrosinin. Anglezi mund të jetë një lojtar i mirë në atë pozicion, por atij i mungojnë cilësitë për t’u ndeshur me kundërshtarin, si Ambrosini. Për pasojë, në fazën mbrojtëse Milani do të ketë një forcë më pak. “Becks” e kryen më së miri rolin e mesfushorit të djathtë, prej nga mund të krosojë topa të artë për sulmuesit në zonën kundërshtare. Kështu, ndoshta Beckham mund të zëvendësojë Paton, një zgjidhje më e drejtë kjo, dhe braziliani mund të luajë në qendër, si sulmues kryesor. Por Borriello ka qenë në pasurim të formës së tij dhe do të ishte padrejtësi nëse ai do të ulej në stol. Për më tepër, Pato, edhe vetë ka pranuar se ai është më i mirë si një sulmues kryesor, përpara. Ndoshta Beckham mund të vendoset si një mbështetës i sulmit. Zhvendosja e Gianluca Zambrotta në të majtë do të linte një të çarë bosh mbrapa (duke supozuar sigurisht se Massimo Oddo nuk është në mendjen e Leonardos). Me vendosjen e Beckham atje, kjo do të nënkuptonte një rol më sulmues të tij. Por edhe atëherë ka dyshime mbi atë, nëse Bekham do të dijë se si të luajë si një sulmues krahu, që vjen nga prapa. Ju e shikoni pra; nënshkrimi i Beckham me Milanin është një gjë, por hapësira që mund t’i kushtohet nga trajneri Leonardo është diçka krejt tjetër.