27 dhjetor 2009

Juvja e Betegës, pa Melon dhe me Hidinkun

Në mbrëmjen e së mërkurës ka ardhur firma dhe Roberto Betega është rikthyer tek Juventusi me detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të klubit bardhezi. Gjithashtu, ai do të kujdeset edhe për operacionet e merkatos. Problemi i parë është Felipe Melo. Blerja e merkatos së verës, që i ka kushtuar Juventusit 25 milionë euro, mund të largohet në janar. Braziliani nuk po arrin të përshtatet me taktikat e Ferrarës. Kështu, Juventusi mund të vendosë ta shesë, me kusht që të rekuperojë të paktën 20 milionë. Për momentin i vetmi klub që ka treguar interes duket se është Arsenali. Më pas Seko dhe Betega duhet të kërkojnë një organizator për ta vënë në krah të Sisokosë dhe ky mund të jetë Ledezma, mesfushori argjentinas i Lacios. Ferrara, në dy ndeshjet e ardhshme të kampionatit kundër Parmës dhe Milanit, duhet të bindë me rezultate drejtuesit bardhezinj. Në rastin e dështimeve të tjera, janë gati për ta zëvendësuar deri në fundin e sezonit, Zakeroni ose Xhentile. Më qershor, por nuk përjashtohet që kjo të ndodhë menjëherë, po bëhet më konkrete hipoteza për t’ia besuar skuadrën hollandezit Gus Hidink, edhe pse ish-trajneri i Çelsit kërkon 4 milionë euro në sezon.