28 dhjetor 2009

Fiorentina përgatit ofertë për Gago

Mesfushori i Real Madridit, Fernando Gago, mbetet caku kryesor për klubin italian Fiorentina.
La Nazione shkruan se drejtori sportiv i Violas, Pantaleo Corvino, ka bërë një listë të blerjeve të mundshme në prag të afatit kalimtar të janarit.
Më i larti në agjendën e tij është mesfushori argjentinas Gago, i cili nuk po arrin të rehatohet në Madrid nën urdhrat e trajnerit Manuelle Pellegrini. Për Gagon i interesuar thuhet se është edhe Evertoni