28 dhjetor 2009

City vazhdon me fitore

Manchester City ka shënuar fitore prej 3-0 si mysafir i Wolverhampton Wanderers, në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma në stadiumin Molineux.
Argjentinasi Carlos Tevez është regjistruar sërish në listën e golashënuesve duke hapur ndeshjen në pjesën e parë (33’), dhe me epërsi minimale të ‘pasanikëve’ përfundoi fraksioni i parë i lojës.
Në minutën e 69-të, Javier Garrido dyfishoi epërsinë nga një gjuajtje e lirë.
Ndërsa katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Carlos Tevez shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për mysafirët.
Ishte kjo fitorja e dytë nga dy ndeshje, e trajnerit të porsaemëruar në krye të ‘pasanikëve’, Roberto Mancini.