28 dhjetor 2009

Dossena dëshiron të transferohet te Roma

Agjenti i Andrea Dossenas ka thënë se mbrojtësi i Liverpoolit ka dëshirë të transferohet te Roma.
“Andrea Dossenas gjithmonë i ka pëlqyer Ranieri, edhe pse nuk kam dëgjuar asgjë (nga drejtuesit e Romës)”.
“Roma u mundua ta kërkojë Dossenan para se të transferohej te Liverpooli, mirëpo në vend të tij transferoi Riisen”, ka thënë për AsRoma Live.it, Federico Pastorello, agjenti i Dossenas.
Ai ka shtuar se gjatë këtij viti, klienti i tij është kërkuar nga shumë skuadra, duke përmendur Napolin dhe Juventusin.