Edin Dezko i ka idetë e qarta. Sulmuesi boshnjak ka një ëndërr të ngjyrosur kuqezi dhe është gati të luftojë që të bëhet realitet. “Historia ime me Milanin nuk është mbyllur, - pranon Dzeko. - Ua kam përsëritur kohët e fundit drejtuesve të Volfsburgut, se në verën që vjen dua të jem i lirë që të shkoj te Milani”. Fjalë të qarta këto të 23-vjeçarit. “Jam tifoz i Milanit prej kohësh, ndaj dua që në qershor të vishem kuqezi”.
Dzeko flet nga Sarajeva, ku kombëtarja boshnjake po përgatitet për sfidën e sotme të kthimit ndaj Portugalisë për një vend në Botëror. Qendërsulmuesi përsërit idenë e tij hapur, që e ka thënë edhe në të shkuarën: në mendjen dhe zemrën e tij është gjithnjë Milani, ndonëse vera e shkuar kaloi mes zërave të merkatos, bisedimeve dhe kërkesave të larta të klubit gjerman.
Vlera e kartonit të Dzekos shkon në 30 milionë euro. Shifër që kuqezinjtë do të kërkojnë ta ulin patjetër, pavarësisht se në mes ndodhet një farë Mançester Junajtid i interesuar prej muajsh.