28 nëntor 2009

Superliga, nis sot faza e 2-të

Kampionati i 71-të kombëtar i futbollit luan sot javën e 12-të, që shënon edhe fillimin e fazës së dytë.
Sikurse dihet, garën e kryeson Dinamo, e cila, falë hapave fals të ndjekësve më të afërt, Besës, Apolonisë dhe Tiranës, gjendet në vendin e parë me 10 pikë diferencë. Të shtunën në orën 14:00 blutë do rë presin në shtëpi Kastriotin e Krujës, kurse Shkumbini-Gramozi dhe Laçi-Skënderbeu janë takimet e tjera që do të luhen sot.

Ndërkohë që Besa do të udhëtojë të dielën për në Shkodër, ku do të ballafaqohet me Vllazninë, ashtu si Apolonia, po në të njejtën ditë, do të jetë mysafire në “Niko Dovana“, ndaj Teutës. Të hënën, javën do ta mbyllë sfida e Vlorës, që do të luhet mes Flamurtarit vendas dhe Tiranës.

Superliga, java e 12-të:

Sot
Dinamo – Kastrioti
Laçi – Skënderbeu
Shkumbini – Gramozi

Nesër
Vllaznia – Besa
Teuta – Apolonia

Të hënën
Flamurtari – Tirana