28 nëntor 2009

Poulsen ndihet një tjetër futbollist!

Juventusi nuk po kalon një moment të lehtë, por thuajse papritur, një nga lojtarët më pozitivë deri tani ka qenë Kristian Poulsen. “Në verë kalova një moment të vështirë, por tani ndihem një tjetër futbollist në mekanizmat e skuadrës, - tha danezi. - Viti i shkuar më shërbeu si leksion. Juvja është një skuadër e madhe dhe s’është e lehtë të përfshihesh. Por më pëlqen të qëndroj këtu, është një grup i mirë dhe paraqitjet e mia janë përmirësuar. Humbja në Francë? Bordoja është një skuadër e madhe, por ne luajtëm një ndeshje të dobët. Nesër ndaj Kaljarit duhet të fitojmë, sepse është një ndeshje e rëndësishme para sfidës me Interin në shtëpi. Kundër Bordosë na eci keq, por kemi akoma edhe një ndeshje për t’u kualifikuar në Champions. Do të jenë tri prova të mëdha për skuadrën, tre momente të rëndësishme për ne”.