10. Joan Laporta dhe Florentino Perez, në lozhën VIP duke diskutuar transferimin e Messit
Kanë ndodhur gjëra më të çuditshme se titulli ? Apo jo? Transferimi i Luis Figos nga Camp Nou në Bernabeu dhe krokodilët duke fluturuar në qiell. Nëse dy padronët arrijnë të përfundojnë bisedën deri në fund të takimit, atëherë mos u befasoni nëse Marca dhe AS do të dëshirojnë të deshifrojnë se çfarë kanë biseduar dy manjatët.
9. Usain Bolt duke veshur fanelën e Barcelonës, Kobe Bryant fanelën e Realit
Njeriu më i shpejtë në botë është vet deklaruar si fans i Real Madridit, Ronaldos, Nistelrooyt dhe Raulit, përderisa ylli i LA Lakers & NBA është një fanatik i Barcelonës dhe Messit. Çfarë janë gjasat që Bolt dhe Bryant ti ndërojnë fanelat në pjesën e parë ? Nëse e bëjnë, nuk do të kenë probleme për madhësinë e fanelave.
8. Karim Benzema kalon mbrëmjen duke luajtur FIFA 2010 në PlayStation 3
Francezi njihet se ishte mjaft i qetë gjatë ndeshjeve përderisa ai ende po adaptohet. Dhe nëse Barcelona dominon ndaj Realit si zakonisht, Benz do të ishte vetmuar për 90 minuta. Ashtu do ishte dhe Victor Valdes, i papunë për 90 minuta. Ndoshta të dytë do të sfidonin njëri tjetrin për një El Classico virtual. Para së gjithash, Xavi është duke kërkuar nga Valdes që të hakmerret ndaj Benzemas për humbjen.
7. Andres Iniesta i thotë Guardiolës ta mbyll gojën në pushim
Ky është natyrisht, referencë e Gutit që shfrenoi gjatë takimit me Alcorconin me trajnerin e tij. Përderisa Guti njihet për mentalitetin e tij temperament dhe nervoz, nga ana tjetër Iniesta është i qetë dhe i ngjason Kent Clarkut ose Nënës Terezë. Mirë, realisht jo. Si Zidane, që bëhet i turpshëm në fushë, San Andres Iniesta njihet se del nga KONtakti nëse kundërshtari e godet në testise. Por natyrisht, ai kurrë nuk do ti thoshte Guaridolës ta mbyll gojën ?
6. Royston Drenthe, në krahun e majtë, duke e gozhduar Messin
Holandezi mendohet se nuk do të filloj ndeshjen për Realin, duke qenë i vetmuar në krahun e majtë ku ishte demoluar dhe thyer në pjesë të shumta nga kundërshtarët e divizionit të tretë. Duke ja dhënë detyrën kundër Messit ai do të ishte dështimi më i madh pas humbjes me Alcorconin. Mirë, nuk do të ishte një humbje e madhe… por e dini se çfarë dua të them…
5. Seydou Keita dhe Lassana Diarra shënojnë Hattrick
Do të ishte ironike nëse heronjtë e padëgjuar do të shkëlqenin për ti vendosur në hije yjet tjera milionëshe, veçanërisht pasi që ndeshja proklamohet me muaj si ndeshja e megayjeve. Heronjë të papritur ka patur rradhë në El Classico: Julio Baptista ishte më i fundit kurse i pari ishte Miguel Angel Nadal që shënoi golin e fitores më 1995. A do të mund ti gravojnë emrat e tyre Keita dhe Diarra në folklorin futbollistik?
4. Ronaldo pranon ovacione nga Camp Nou
Nuk është sekret se milionerët e Madridit janë dashuruar në të. Sa më shumë që janë, aq më shumë ndëgjohen, ashtu siç ishte rasti me Beckhamin. Dhe Beckhami i ri është Ronaldo. Duket se tifozët e Barcës do ta demantojnë portugezin për emrin Ronaldo dhe numrin nëntë në fanelë. A do ti bëj portugezi blaugranët ti hajnë fjalët e tyre dhe të meritoj ovacion? Le të themi se askush se kishte menduar se Ronaldinho do merrte ovacione në Bernabeu.
3. Thierry Henry assiston për Gerrard Piquen me dorën e tij
Mbrojtësi gjigantesk i Barcelonës po bëhet ngadalë golashënuesi, duke shënuar për herë të fundit ndaj Interit të martën. Thierry Henry po bëhet assistuesi më i mirë, pasi që ai do të assistoj me dorë nga korneri për Piquen, duke ngjasuar në golin kontravers të Play Offit. Nëse Henry merr pjesë në gola të paekzistueshëm atëherë debati për gjyqtarët që japin ndihmë për Realin do të merrte fund, apo jo?
2. Laporta arrin marveshje për shitjen e Messit në fund të pjesës së parë
Transferimi i Kaka-s në Madrid ishte një surprizë, Samuel Eto’o në Inter dhe Ibrahimovic në Barcelonë e papritur, por Cristiano Ronaldo duke tradhtuar Manchester Unitedin për Bernabeun është pika shokante. Por, të gjitha këto më lartë do të harroheshin nëse arrihet marveshje për transferimin e Messit me pëlqimin e tij. Harojini krokodilët në qiell…tani tifozët e Barcelonës do ta shikojnë Messit si kokat e kuajve.
1. Real Madrid feston fitoren 6-2 në Camp Nou pas fishkllimës së fundit
Kanë ndodhur ngjëra më të çuditshme në të kaluarën…