Pas takimit me zëvendës presidentin e Milanit Adriano Galliani të premten mbrëma,mesfushori Gennaro Gattuso ka qenë i lidhur me një kalim në Premier Ligë.
Chelsea dhe Manchester City mund ta transferojnë gjatë Janarit,por trajneri i Rossonerëve i ka thënë Gattusos të mendojë para se të veprojë.
Gattuso ende është duke vuajtur nga lëndimi dhe trajneri mund të tregojë se ka vend për mesfushorin në formacion të parë.
“Unë besoj dhe shpresoj që ai të bëhet më mirë,pastaj ne mund të flasim më shumë për këtë”.
“Nëse dëshiron të shkojë,unë do të provoj ta bind atë që mbetet këtu.Sepse si i thonë atij, ai është ‘Rino’ Gattuso”.
Leonardo më pas shpjegoi se 31 vjeçari nuk kishte qenë shumë i kënaqur me të por të gjithë lojtarët duhet të kenë qëndrim të njëjtë.
“E di për komentet e Gattusos. Mendoj se të gjithë janë të nervozuar me mua sepse nuk luajnë”.
Edhe Inzaghi e Huntelaar janë të pakënaqur me kohën që i ofrohet gjatë lojës.
“Pippo’ po luan mirë por edhe Borriello është në formë të shkëlqyer.Edhe Huntelaar është duke u përmirësuar dhe mund të jetë i dobishëm”.