28 nëntor 2009

Pique synon pozitën e parë

Mbrojtësi Gegard Pique shpreson se Barcelona do të përfitoj nga El Clasico të dielën dhe të rikthehet në pozitën e parë në La Liga.
Gjiganti katalan mbetet i pamposhtur në ligë këtë sezon por barazimi 1-1 në Athletic Bilbao të shtunën e kaluar i mundësoi Real Madrid të kaloj në krye të tabelës para përballjes së tyre në Santiago Bernabeu.
“Jam i sigurt se do të rikthehemi në krye. Fitorja 6-2 nga sezoni i kaluar është kujtim i mirë por ndeshja e ardhshme do të jetë shumë më e vështirë”, tha Pique.