Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thotë se fitorja e të dielës kundër Arsenalit do të ketë ndikim te rivalët për titull, duke qenë se kjo fitore ka luhatur vetëbesimin te kundërshtarët e Bluve.
“Arsenali zhvilloi lojën e vet, mirëpo ne ishim më të fortë. Sa herë që na u dha rasti për të shënuar,ne e bëmë këtë. Shfrytëzuam rastet. Fizikisht u mbrojtëm mirë dhe ishim vërtet të fortë, por edhe mentalisht”.
“Diferenca në pikë nuk është e mjaftueshme, mirëpo njëkohësisht, është një diferencë e mirë. Duhet të vazhdojmë me fitore”.
“Kur je në krye të tabelës, është mirë, sepse të tjerët duhet të na ndjekin. Ata duhet të bëjnë më shumë se ne për t’i fituar ndeshjet”, ka thënë për Press Association Sport sulmuesi nga Bregu i Fildishtë.