29 nëntor 2009

10 kandidatët për Topin e Artë

Revista "France Football" ka publikuar listën e shkurtë me dhjetë të nominuarit të cilët konkurrojnë sivjet për të fituar çmimin prestigjioz- Topi i Artë (Ballon d’Or).

Kandidati më potencial për ta fituar këtë çmim në ceremoninë e 1 dhjetorit, është superylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, ndërsa lista e dhjetë kandidatëve është kjo:

Didier Drogba (Bregu i Fildishtë, Chelsea)
Samuel Eto'o (Kameron, Barcelona dhe Inter)
Steven Gerrard (Angli, Liverpool)
Zlatan Ibrahimovic (Suedi, Inter dhe Barcelona)
Andres Iniesta (Spanjë, Barcelona)
Kaka (Brazil, Milan dhe Real Madrid)
Lionel Messi (Argjentina, Barcelona)
Cristiano Ronaldo (Portugali, Manchester United dhe Real Madrid)
Wayne Rooney (Angli, Manchester United)
Xavi (Spanjë, Barcelona)