28 nëntor 2009

Lajme per Futbollistet Shqiptare

Alushi 87 minuta në fitoren minimale

Futbollisti Enis Alushi është njëri prej shqiptarëve që ka minutash të madhe në ligën e dytë gjermane përkatësisht në skuadrën e Paderbornit 07. Skuadra e Paderbornit 07 shënoi fitore minimale 1:0 kundër rivalit të papërshtatshëm, Greuther Fürth, në ndeshjen e javës së 14-të të Ligës së Dytë të Gjermanisë në futboll. Alushi kontribuoi në këtë fitore domethënëse dhe luajti gjithsej 87 minuta. Paderborn 07 me këto tri pikë të reja radhitet në vendin e tetë me 20 pikë, ndërsa Greuther Fürth zë vendin e dhjetë me 18 pikë të grumbulluara.

Dinamo nuk njeh rivalë

Të shtunën janë zhvilluar tri ndeshjet e javës së 12-të të Kampionatit të 71-të të Shqipërisë, që konsiston edhe me nisjen e fazës së dytë të kësaj kategorie. Bie në sy fitorja e pastër, 2:0, e Dinamos kryesuese ndaj Kastriotit të Krujës. Dy gola të shënuar nga sulmuesi i dalluar i kampionatit shqiptar, që kryeson edhe listën e golashënuesve të superligës, me 8 gola, pjesë e kombëtares kuqezi tashmë, Elis Bakaj, i kanë dhënë 3 pikët e radhës Dinamos, që duket se nuk njeh asnjë kundërshtar në këtë garë. E vetmja skuadër, që nuk e ka provuar ende shijen e humbjes në kampionat, Dinamo, e drejtuar nga Shkëlqim Muça, vijon e qetë dhe e pashqetësuar rrugën e saj drejt titullit kampion. Pasi e ka mbyllur fazën e parë me një diferencë prej 10 pikësh nga ndjekësja më e afërt, Besa, skuadra dinamovite e ka nisur më këmbën e parë edhe fazën e dytë. Duke mundur pa shumë vështirësi 2:0 Kastriotin, Laçi, me një ecuri mjaft pozitive në javët e fundit, që sapo kishte mundur 1:0 Tiranën kampione në fuqi, priti në fushën e tij Skënderbeun. Kurbinasit nuk e kanë shfrytëzuar dot faktorin fushë kësaj here, pasi nuk kanë shkuar më tej se një barazim i bardhë 0:0 me korçarët. Një pikë, që ka kënaqur më shumë Skënderbeun, ndërsa Laçi ka pasur rastin më të mirë për të ngjitur shkallë të tjera në renditje. Në Peqin, një tjetër barazim i papritur, është fiksuar mes Shkumbinit vendas dhe Gramozit të Ersekës. Miqtë konolnjarë e kanë parë veten qysh në minutën e 9-të të lojës në epërsi, me golin e shënuar nga Sadiku, avantazh të cilin e kanë ruajtur deri në minutën e fundit të ndeshjes. Por, pikërisht në limit, në minutën e 90-të, sulmuesi peqinas, Roland Dervishi, ka shuar ëndrrën kolonjare për të marrë 3 pikë. Barazim që ka ndarë nga një pikë për të dyja skuadrat, që në fakt, nisur nga situate në klasifikimin, nuk u ka bërë shumë punë asnjërës palë.

Rezultatet

Laçi-Skënderbeu 0:0
Shkumbini-Gramozi 1:1
Dinamo-Kastrioti 2:0

Tabela

1. Dinamo 12 10 2 0 22:6 32
2. Besa 11 5 4 2 8:4 19
3. Apolonia 11 5 2 4 18:13 17
4. Tirana 11 5 2 4 10:9 17
5. Kastrioti 12 4 4 4 11:13 16
6. Teuta 11 5 1 5 12:14 16
7. Shkumbini 12 4 3 5 11:12 15
8. Laçi 12 3 4 5 12:13 13
9. Skënderbeu 12 3 3 6 14:16 12
10. Vllaznia 11 3 2 6 6:11 11
11. Gramozi 12 2 5 5 7:15 11
12. Flamurtari 11 2 4 5 8:14 10

Bunjaku me Nurnbergun dështuan

Futbollisti Albert Bunjaku me skuadrën e tij, Nurnbergun ishin llogaritur favorit kundër skuadrës së Freiburgut, por fatkeqësisht në praktikë nuk ndodhi kështu. Ata pësuan humbje të papritur me rezultat 0:1 nga Freiburgu, në javën e 14-të të Kampionatit të Gjermanisë në futboll. Bunjaku luajti 90 minuta, por ishte e pamundur të barazohet rezultati, pasi që mysafirët u mbrojtën me sukses. Golin e fitores për mysafirët e shënoi Reisinger në minutën 12-të. Werderi barazoi 2:2 me kampionin në fuqi, Wolfsburgun. Më meritori për pikën e fituar të mysafirëve ishte futbollisti boshnjak, Dzeko, që shënoi dy gola pikërisht në minutën e 42-të e 85-të, ndërsa për Werderin shënuan Hugo (60’) e Mertesacker (90’). Mainz luajti me rezultat 1:1 me Hamburger SV. Udhëtuesit të parët kaluan në epërsi pikërisht në pjesën e parë me golin e shënuar nga futbollisti Torun në minutën e 3-të, ndërsa e barazoi Hoogland në minutën e 84-të. Jahmir Hyka nuk është futur në lojë, por ka qëndruar tërë kohën në pankinën e skuadrës së Mainzit. Hertha vazhdon me tatëpjetën e saj dhe askush nuk e di se kur do të këndellet. Kjo skuadër pësoi debakël në fushë të veten 1:3 nga Frankfurti. Golat për Franfurtin i shënuan: Ochs (11’), Franz (70’), Meier (75’) dhe golin e nderit për mikpritësit e realizoi Ramos (81’). Hoffenheim mposhtet në shtëpi 1:2 nga Dortmundi. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Ba në minutën e 49-të, ndërsa për Dortmundin shënuan Blaszczykowski (2’) dhe Sahin (79’).

Debatik Curri mrekulloi në Ukrainë

Futbollisti nga Republika e Kosovës, Debatik Curri njëherësh anëtarë i kombëtares së Shqipërisë ka mrekulluar në Kampionatin e Ukrainës në futboll. Ai shënoi dy gola në barazimin (2:2) që ka arritur skuadra e tij, Vorskla Poltava, si udhëtues në takim me Dnipron, në javën e 14-të të elitës së futbollit ukrainas. Skuadra e Dnipros gjatë do të mbajë mend futbollistin nga Kosova, Currin, i cili ka qenë trim i kësaj ndeshjes së bashku me futbollistin tjetër nga Kosova, Armend Dallku. Dyshja Curri e Dallku dëshmuan lojë maestro dhe arkëtuan një pikë të rëndësishme nga një rival shumë i fortë siç është Dnipro. Currin dhe Dallku kanë qenë titullarë gjatë tërë lojës për Vorsklën, dhe dëshmuan angazhim të madh në fushë, duke luftuar si burrat për çdo top. Vendasit e Dnipros, me anë të M.Kalinichenkos, në minutën e 23-të kaluan në epërsi 1:0, ndërkohë që ka barazuar Debatik Curri për miqtë, në minutën e 30-të. Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes. 45 minutat e dytë kanë nisur me një penallti për Vorsklan, në minutën e 67-të, e cila është ekzekutuar nga Debatik Curri, i cili me mjeshtëri ka tundur portën rivale dhe ka ngritur rezultatin në 1:2 për skuadrën e tij. Por kjo epërsi ka rezultuar e përkohshme, pasi Dnipro ka barazuar në minutën e 69-të, me anë të E.Seleznyov, me penallti. Ky rezultat ka qenë përfundimtari në këtë ndeshje, e cila ka dhuruar baraspeshë të plotë, por ka evidentuar lojtarin e kombëtares shqiptare, Debatik Currin, që ka realizuar dy gola që përnjëmend kanë dridhur tërë Dnipro. Skuadra Vorsklas zë vendin e tetë me 16 pikë të tubuara në elitën e futbollit ukrainas.

Fazliu: Nuk patëm fat

Flamurtari i Vlorës është fitues i turneut mbarëkombëtar në futboll për nder të Ditës së Flamurit-28 nëntorit. Ky turne është mbajtur në Vlorë, ku morën pjesë kampioni i Kosovës, Prishtina, Shkëndija e Tetovës dhe mikpritësi, Flamurtari. Të tri takimet përfunduan 0:0, Prishtina-Shkëndija, Flamurtari-Prishtina e Shkëndija-Flamurtari. Penalltitë e përcaktuan Flamurtarin fitues të turneut. “Nuk patëm fat sportiv dhe humbëm me penallti. Kemi pasur katër-pesë raste kundër Flamurtarit, por nuk i realizuam. Më një fjalë vështirë është t’i matesh forcat me vetëm 45 minuta lojë sepse ashtu ka qenë edhe sistemi i turneut”, tha Astrit Fazliu, futbollistë i Prishtinës