28 nëntor 2009

Anelka e do Premierligën

Nicolas Anelka ka insistuar se triumfi në Premierligë me Chelsean do ta kalonte suksesin e arritur me Arsenalin rreth një dekade më parë.
Anelka, i cili shënoi golin e fitores kundër Portos në Ligën e Kampioëve të mërkurën ka pranuar se nëse mund ti ndihmoj Chelseas të fitoj titullin e tyre të parë në ligë nga 2005, do të jetë arritje më e madhe se sa suksesi i kaluar me Arsenalin.
“Të fitoj me Chelsean do të ishte arritje më e madhe se kur e kam fituar me Arsenalin. Kjo do të thotë se jam në njërin prej klubeve më të mëdha në botë. Kur e kam fituar me Arsenalin isha i lumtur në atë kohë. Nganjëherë ju keni vetëm një rast në jetë. E kam pasur këtë rast më parë ndërsa tani kam të dytin dhe dua të fitoj përsëri”, deklaroi Anelka i cili është i vendosur të fitoj titullin këtë sezon.
“Kam pritur shumë për të fituar përsëri në Angli. Kam fituar FA Cup sezonin e kaluar dhe shpresoj që këtë sezon të fitoj titullin. Nuk e di nëse ky ekip është më i mirë se ai i Arsenalit ku kam luajtur. Por, kam arritur të fitoj titullin me Arsealin ndërsa mund ta arrij edhe me Chelsean”, përfundoi ai.