Ish trajneri i Juventusit Gigi Maifredi pohon se Luciano Moggi ishte pranë transferimit të Cristiano Ronaldos dhe Steven Gerrardit në kohën kur ishte ai drejtor i klubit. Maifredi beson se Calciopoli ishte shpikur për të shkatëruar suksesin e Bianconerëve.
Maifredi ishte trajner i Juventusit në vitet e 90’ta, dhe pas shumë viteve nën hije ai del me disa pohime skandaloze.
“ Calciopoli? Është më mirë ta mbulojmë këtë. Por, më lejoni tju them se, Moggi dhe Giraudo i kishin blerë Gerrardin dhe Cristiano Ronaldon.”
“ Fondacionet për dominimin e Bianconerëve ishin vënë në funksion, dhe unë them që do të zgjaste së paku 20 vite. Por, dolën disa njerëz dhe e shpikën këtë skandal për ta vrarë një ekip aq të fortë.”
Maifredi më pas u prononcua dhe për skuadrën e sotme të Juventusit, sukseset e së cilës duken larg në horizont si në Itali ashtu dhe në Europë. Maifredi beson se Ferrara është njeriu i gabuar dhe se ai duhet të shkoj për të rigjetur suksesin.
“ Ferrara ishte lojtar i madh, por nuk mendoj se ishte gati për stolin e Juventusit. Mendoj se ishte gabim që e sollën atë për të ardhmen e Juventusit, pasi që ata dëshirojnë të fitojnë. Nuk mund të pritet për sukses.”
“ Duke e krahasuar këtë me Juventusin tim, unë them se i mungon një trajner i duhur dhe competent për një klub të suksesshëm.”
“ Nëse do të isha në vendin e Ferraras, ne do ishim përpara Interit me këtë skuadër të mrekullueshme.” Tha Maifredi për Radio Erre 2.